Rreth Nesh

Të udhëtosh ...

"Të udhëtosh do të thotë të jetosh" - Hans Christian Andersen

Të udhëtosh do të thotë të kapërcesh barriera. Të udhëtosh do të thotë ti japësh jetë asaj kureshtjes së brendshme që na shtyn të eksplorojmë, të ndjekim rrugë të reja dhe ta shohim botën nga një tjetër këndvështrim. Të udhëtosh do të thotë të njohësh njerëz dhe fytyra. Të udhëtosh do të thotë të përjetosh eksperienca dhe aventura.

Të udhëtosh do të thotë të jetosh !!!


Çfarë ne bëjmë?

Eksperienca të paharrueshme

Koompas është një motor kërkimi, inspirues dhe krahasues për udhëtime dhe paketa të organizuara turistike.

Ne nuk jemi agjensi turistike dhe si të tillë nuk shesim paketa turistike, bileta avioni, dhoma hoteli apo makina me qera. Nga ana tjetër, ajo çfarë ne mund të bëjmë është të grumbullojmë të gjithë udhëtimet që organizohen nga agjensi të tjera, t’ju paraqesim juve ofertat më të mira, me çmimet reale dhe t’ju krijojmë mundësinë të bëni një zgjedhje sa më të mirë dhe të informuar në bazë të preferencave që keni.


Vizioni ynë

Kërko. Gjej. Udhëto !!!

Vizioni ynë është ai i një bote ku dallimet tona nuk sjellin paragjykime apo intolerancë, por janë burim inspirimi dhe i zgjerimit të horizonteve. Për këtë arsye, ne mendojmë se të gjithë njerëzit kanë të drejtë të udhëtojnë dhe të shëtisin botën përreth.

Qëllimi jonë është të inkurajojmë të gjithë njerëzit të udhëtojnë në bazë të mundësive të tyre, të eksplorojnë vende të reja, të planifikojnë pushimet dhe më e rëndësishmja, të krijojnë eksperienca të paharrueshme.